Premium Store
KOSOVËLAJME

Ish-kandidat i VV-së për kryetar komune vdes në aksidentin tragjik

Një aksident me fatalitet në Rastavic të Deçanit ia mori jetën Bilall Hadergjonajt, mesnatën e 25 shkurtit.

Fillimisht viktima ishte vetaksidentuar, më pas kishte dalur nga vetura dhe gjatë kalimit të rrugës është goditur nga një veturë tjetër.

Dukato 1

Nga goditja e fortë që kishte marrë ai nuk mundi tu përballoj plagëve vdekjeprurëse, ku si pasojë e tyre sot ka ndërruar jetë në QKUK.

Hadërgjonaj ka qenë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Deçanit në vitin 2013.

“Viktima dërgohet në Spitalin Rajonal në Gjakovë e më pastaj për shkake të natyrës se lëndimeve është dërguar për në QKUK – Prishtinë. Sot rreth orës 01:50 minuta Policia është njoftuar se viktima kishte ndërruar jetë. Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion. I dyshuari me urdhër Prokurorit shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Active