Premium Store
KOSOVËLAJME

Gazetarja nga Brukseli: Sot njëri nga takimet më të rëndësishme në 10 vitet e fundit

Gjeraqina Tuhina, korrespodente e RTK-së nga Brukseli, ka dhënë detajet e fundit lidhur me takimin Kurti-Vuçiq që pritet të zhvillohet sot gjatë ditës.

Ajo ka thënë se ky është një nga takimet më të rëndësishme në 10 vitet e fundit.

Active 1

“Konsiderohet ndër takimet më të rëndësishme në 10-vjetorin e fundit, sidomos pas marrëveshjes së Brukselit në vitin 2013. Pritet nga palët ta përkrahin planin gjerman, pra jo ta nënshkruajnë, por ta përkrahin. Të konfirmojnë se e pranojnë propozimin franko-gjerman. Teksti i propozimit nuk është subjekt i diskutimit, por vetëm aspektin kalendarit të zbatimit të këtij plani”, tha Tuhina.

Ajo citoi një diploma evropian, i cili ka deklaruar se sa më shumë që zgjatë takimi është më të mëdha janë mundësitë për sukses. Tuhina foli edhe për një deklaratë të fundit nga zëdhënësi Peter Stano.

“Peter Stano konfirmoi se Brukseli pret sjellje evropiane nga liderët e Kosovës dhe Serbisë dhe rikujtoi se rrugëtimi evropian kalon nëpërmjet dialogut andaj edhe pritet përparim urgjent në mënyrë që të qetësohen situatat në terren. Të citojmë një zyrtar të lartë evropian i cili tha së më shumë që zgjatë takimi, aq më shumë mundësi për sukses”, tha Tuhina në RTK.

Weelnes