Premium Store
02KOSOVËLAJME

Paratë fallco po ‘bëjnë dasëm’ në Mitrovicë, deponohen 20€ fallco në një bankomat, lajmërohet Policia

Paratë false janë shndërruar në një problem serioz në tërë Kosovën. Veç monedhave të hekurta, telashe bankat po kanë edhe me paratë letër të cilat po deponohen nëpër bankomatë të vendit, shkruan “Mitropol”.

Një problem të tillë e pati dje edhe një bankë në Mitrovicë pasi një qytetar deponoi një kartëmonedhë prej 20 eurosh në një nga bankomatët e tyre rreth orës 08:50 të mëngjesit.

Dukato 1

Në lidhje me rastin u njoftua menjëherë Policia e Kosovës e cila filloi me hetimet për rastin.

“Kartëmonedha e dyshuar është konfiskuar. Rasti nën hetime.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Mitropol/

Weelnes