Aurora Group
KOSOVËLAJME

Baton Haxhiu ia tregon Kerqukit ‘paragrafin sekret’: Të lutem, eja shikoje në telefon

Gazetari Baton Haxhiu derisa ka folur për sanksione që mund të marrë Kosova me mosnënshkrimin e një marrëveshjeje me Serbinë, ka përmendur një ‘paragraf sekret’.

Haxhiu në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka kërkuar nga drejtuesi i emisionit, Leonard Kerquki që ta lexojë një paragraf, që ka të bëjë me Kosovën.

Dukato 1

“Psh, në Këshillin e Sigurimit, ShBA’të mos ta qojnë dorën për anëtarësimin e Kosovës në BE, do të ishte fatale për neve”.

“Lleo, a mundesh me lexu një paragraf që të jem i qartë, e mos të citoj gabimisht, vetëm me ia përkthy korrekt”, i thotë Haxhiu.

Ndërsa Kerquki e lexon atë paragraf, i kërkon Haxhiut që ta interpretojë vetë ai, për hir të korrektësisë.

“Unë mundem me ardh edhe me lexu. Amo nuk po e lexoj se më duhet me verifiku, kështu që po ju besoj juve ta thoni atë që keni me thënë. Që mos ta bëjë unë si fakt. Unë nuk e di kush është ai që iu ka shkruar, ti e din kush, ju keni raport besimi me të. Pra, jo për mosrespekt, se unë e pash çka ka shkru, por po ju lë juve me interpretu atë, për shkak se ju keni komuniku me të”.

Premium Store