
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka propozuar mocion për pajtimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, me propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Sinjali.
Gjatë fjalimit të tij në seancën e sotme të Kuvendit, Abdixhiku u përball me deputetët e pozitës të cilët e kritikuan atë dhe filluar të bënin zhurmë duke mos e lejuar që të kryente propozimin e tij.
Në fund të fjalimit, kreu i LDK-së i ka quajtur të paguximshëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Jeni të shumtë në numër, të paktë në guxim”, tha Abdixhiku.
Ndryshe, deputeti Abdixhiku tha se pajtimi i Kurtit me propozimin e BE-së është lëshimi më i madh i bërë në dialog.
“Është lëshimi më i madh i bërë në procesin e dialogu. Është dëm historik për Kosovën”, tha ndër të tjera ai.








