
Nxënësit e klasave të para të ShFMU “Shaban Idrizi” së bashku me mësueset e tyre kanë vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare në Zhabar.
Ata janë mirëpritur nga personeli shëndetsor i kësaj QMF -je ,e cila udhëhiqet nga Dr. Nexharie Pllana-Islami.
Me këtë rast stomatologu Dr.Drilon Sherifi dhe asistentja e stomatologut Dafina Hajdari-Beka kanë mbajtur një ligjeratë edukative për rëndësinë e shëndetit oral, higjienën orale dhe kujdesin ndaj dhëmbëve .








