Dukato 2
02KOSOVËLAJME

Serbi që therri dy studentë në veri të Mitrovicës dyshohet se është pjesë e strukturave kriminale

Dy persona janë plagosur në qendrën e konvikteve në Mitrovicën Veriore, duke u therur me thikë dhe për pasojë kanë pësuar lëndime trupore, shkruan “Mitropol”.

Përleshja dyshohet se nisi pas një mosmarrëveshje verbale, me ç’rast një person dyshohet se i theri dy viktimat dhe u largua në një drejtim të panjohur.

Dukato 1

I dyshuari tashmë është identifikuar nga Policia dhe është shpallur në kërkim.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Besim Hoti nga Drejtoria e Policisë në Veri, i cili tha se Policia ka nisur hetimet për ndriçimin e rastit.

Për rastin reagoi edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili tha se sapo është njoftuar nga Policia e Kosovës se në Mitrovicën e Veriut ka ndodhur një incident me ç’rast dy qytetar të nacionalitetit serb kanë mbetur të plagosur dhe njëri nga ta ndodhet nën tretman mjekësor.

Ministri njoftoi se njësitet relevante policore tashmë kanë dyshime të bazuara mbi dorasin e këtij akti i cili është po ashtu i nacionalitetit serb, pjestarë i strukturave paralele kriminale të Serbisë.

“Njësitet policore do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në bazë të kompetencave që kanë në mënyrë që dorasi apo dorasit e këtij sulmi të sillen sa më parë para drejtësisë.”, shkroi ai./Mitropol/

Active