Active 2
02KOSOVË

Gençoglu: Kam ardhur ta fitoj titullin, të mos hidhërohet askush por kemi tifozët më të mirë, Torcidën

Kanë kaluar gati dy javë prej kur mijëra qytetarë të Mitrovicës festuan suksesin e klubit të basketbollit Trepça. Skuadra mitrovicase më 19 shkurt fitoi për herë të dytë rresht Kupën e Kosovës, ndërsa për herë të gjashtë gjithsej.

Active

Trepça fillimisht Kupën e kishte fituar në vitin 1993. Më pas triumfoi në këtë garë në vitin 2000 e po ashtu në vitin 2004. Kupën mitrovicasit e festuan edhe në vitin 2012, kur për herë të fundit Trepça e fitoi titullin e kampionit.

“Xehetarët” e kanë lënë prapa suksesin në Kupë. Fokusin e kanë te sfidat e ardhshme. Te titulli i kampionit më konkretisht.

Te Trepça presin që në fund të edicionit të Superligës të dalin triumfues.

“Kemi edhe pesë ndeshje para vetes dhe po mundohemi të përfundojmë sa më lart në tabelë. Që nga dita e parë e ardhjes time në Mitrovicë u kam thënë lojtarëve se jemi këtu për t’u shpallur kampion. Ky është qëllimi jonë”, ka thënë trajneri turk i Trepçës, Engin Gençoglu, të enjten për KOHËN.

Trepça po ka përkrahje shumë të madhe nga i gjithë qyteti i Mitrovicës në vitet e fundit. Këtë e dëshmoi edhe festa pas fitimit të Kupës.

“Të mos më hidhërohet askush apo të bëhet nervoz me mua, por ne kemi shikuesit më të mirë, sidomos që kemi ‘Torcidën’ prapa. Është lojtar i gjashtë i joni. Po na mbështesin kudo që jemi, brenda dhe jashtë Mitrovicës. Po na japin një fuqi dhe ne po dëshirojmë t’i shpërblejmë në fund me një titull të kampionit”, është shprehur Gençoglu.

43-vjeçari u zgjodh trajner i Trepçës në janar. Ai vlerësohet për punën që po bënë në skuadrën mitrovicase.

“Kur më ka kontaktuar kryetari i klubit, Vullnet Sefaja, më ka thënë që nuk jemi bërë kampionë që 11 vjet dhe i ka marrë malli të bëhen kampionë. Dhe, unë kam ardhur për ta drejtuar Trepçën drejt titullit të kampionit”, është shprehur tekniku turk.

Gençoglu insiston se rivaliteti në Kosovë është i madh.

“Në Kosovë nuk ka as ekip të fortë e as të dobët. Të gjitha janë njësoj dhe nuk ka favorit para ndeshjes. Dhe, ne secilin ekip e shohim si rival të denjë, bëjmë përgatitje të njëjta si për çdo kundërshtar”, thotë Gençoglu.

Active 1