Xhudisjta mitrovicase Blerina Gashi vazhdon të shkëlqejë, rrëmben vendin e parë në turneun në Mal të Zi

Xhudistja mitrovicase, Blerina Gashi, po vazhdon të shkëlqejë duke korrur suksese të njëpasnjëshme në gara të ndryshme.
Ajo mori pjesë në Turneun Ndërkombëtar, “Mimoza Cup”, i mbajtur në Mal të Zi ku sërish rrëmbeu vendin e parë.
Në këtë turne morën pjesë 32 klube nga rajoni me 468 garues.
Shkolla ku ajo ndjekë mësimet, SHFMU “Abdullah Shabani”, i është gëzuar suksesit të saj të radhës me drejtorinë dhe kolektivin që e kanë uruar.
Postimi nga shkolla:
Me datë 25 shkurt 2023 në Herceg Novi të Malit të Zi u mbajt Turneu Internacional “Mimoza Cup”.
Pjesëmarrëse ishin 32 klube nga mbarë rajoni me gjithsej 468 garues.
Në listën e pjesëmarrësve ishte edhe nxënësja jonë Blerina Gashi, e cila fitoi vendin e parë ????
Drejtoria e shkollës dhe i gjithë kolektivi uron nxënësen për suksesin e arritur!








