Premium Store
LAJME

Kështu do duket Gjimnazi “Frang Bardhi” në Mitrovicë, punimet fillojnë këtë vit

Objekti i gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë këtë vit do të transformohet plotësisht. Kjo pasi në këtë objekt është paraparë të investohet dhe të kryhet rregullimi i tij, njofton “Mitropol”.

Rregullimi i objekteve të shkollave fillore e të mesme ishte edhe një nga zotimet elektorale të kryetarit Bedri Hamza, me çka është filluar qysh në vitin e kaluar.

Active 1

Gjersa në vitin që lamë pas janë rregulluar në kuadër të ”Projektit të Efiçiencës” objektet e shkollave fillore “Eqrem Çabej”, “Bedri Gjinaj”, “Elena Gjika”, Shkolla e Mesme Ekonomike “Hasan Prishtina”, Çerdhja Publike “Gëzimi Ynë” dhe salla e sporteve e shkollës “Skënderbeu”, për vitin 2023 janë paraparë edhe rregullimi i objeketeve të disa shkollave tjera në Mitrovicë.

Në mesin e shkollave që do rregullohen është edhe Gjimnazi “Frang Bardhi”.

”Mitropol” ka siguruar ekskluzivisht pamjet se si do duket objekti i kësaj shkolle pas rregullimit, punimet e së cilit do fillojnë gjatë këtij viti.

Active