“Vëllezërit e mi”, ish-kongresisti amerikan iu shkruan letër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Ish-kongresmeni amerikan Tony Hall në prag të 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës u kishte dërguar letër ish-krerëve të UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë si rezultat i nëj aktakuzë të ngritur nga Prokuroria e Specializuar.
Në letrën e tij Hall iu është referuar krerëve të UÇK-së si vëllezër dhe ka shkruar se që kur ishte ndarë nga takimi me ta, s’ka rreshtur së luturi.
Hall ka treguar se si familjarë të krerëve të UÇK-së e kanë kontaktuar për t’ia uruar ditëlindjen.









