Hamza: Epopeja e UÇK-së ngrit në piedestal ndjenjën e krenarisë,nderit e dashurisë për atdhe!

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka përkujtuar Epopenë e UÇK-së duke shkruar se epopeja e UÇK-së ngrit në piedestal ndjenjën e krenarisë,nderit e dashurisë për atdhe, shkruan “Mitropol”.
“Sot kujtojmë komandantin legjendar Adem Jasharin, Hamzën, bacën Shaban dhe gjithë familjen Jashari të cilët sakrifikuan atë më të shtrenjten, jetën e tyre, duke i dhënë jehonë luftës tonë të shenjtë dhe gurëthemele lirisë.”, shkroi Hamza.
Postimi i plotë:
Epopeja e UÇK-së ngrit në piedestal ndjenjën e krenarisë,nderit e dashurisë për atdhe!
Marsi rikthen peshën e historisë tonë të lavdishme, epokën e idealit, epokën e UÇK-së!
Sot kujtojmë komandantin legjendar Adem Jasharin, Hamzën, bacën Shaban dhe gjithë familjen Jashari të cilët sakrifikuan atë më të shtrenjten, jetën e tyre, duke i dhënë jehonë luftës tonë të shenjtë dhe gurëthemele lirisë.
Ky mars shënon 25 vjetorin e kryengritjes,sakrificës, idealit dhe ëndrrës shekullore për lirinë!
Çdo vit në këtë ditë, ne nderojmë sakrificën e të gjithë atyre që dhanë jetën për shtetin, për lirinë dhe për të ardhmen tonë! Kujtojmë dhe çmojmë lart sakrificën e të gjithë atyre që nuk kursyen asgjë, as jetën!
Lavdi!








