Miniera e Trepçës bëhet me menzë të re e moderne, minatorët mund të paguajnë nga shujtat tyre

Telashet që kishin minatorët për shujta ishin zgjidhur muaj më parë. Minatorëve të cilët kërkonin nga menaxhmenti zëvendësimin e kompenzimit të shujtave iu mundësua që në vend se të kompenzoheshin me ushqim, të paguheshin me para, shkruan “Mitropol”.
Tash të gjithë minatorët paguhen me të holla për të blerë ushqimin e tyre.
Veç kësaj, në hapësirat e minierës në Stan Tërg, prej sot i është shtuar edhe një menzë moderne ku minatorët do mund të ushqehen.

Deri tek rregullimi i menzës erdhi në mungesë të lokaleve ushqimore në territorin rreth minierës në Stan Tërg, prandaj tash e tutje minatorët do mund të ushqehen në brendësi të objektit të Trepça Sh.A./Mitropol/








