Aurora Group
KOSOVËLAJME

Shkoza: Nuk e di a do e ketë emrin ‘Zajednicë’, mirëpo me këtë marrëveshje kjo kalon

Juristi mitrovicas Armend Shkoza ka thënë se “me një lexim të thjeshtë të paragrafit 2 të nenit 10, besoj që ekziston konfirmimi i detyrimit të zbatimit për marrëveshje të prillit të vitit 2013”.

Juristi Shkoza ka thënë se është i shqetësuar për ligjin për ratifikimin e marrëveshjes së parë, sipas tij, ajo është është marrëveshje e detyrueshme dhe është pjesë e rendit juridik.

Weelnes

“Nuk mund të paragjykoj nëse Kurti do ta implementojë”, ka thënë analisti Shkoza, duke shtuar se teksti i marrëveshjes rezulton që është arritur pajtueshmëria mes palëve.

Shkoza në “Debat Plus” ka shtuar se kryeministri Kurti merr obligim që ta implementojë Asociacionin dhe “Zajednicën”.

Active