Medi
KOSOVËLAJME

Protestuesi vrapoi të fliste me Kurtin, zvarritet në rrugë nga Policia (Video, +18)

Një protestues i kompanisë Kosova Thëngjill gjatë ditës së sotme shihet derisa arrestohet nga zyrtarë policorë në afërsi të objektit të Qeverisë së Kosovës.

Siç raporton gazetarja Anita Nikaj nga vendi i ngjarjes, protestuesi po vraponte në drejtim të kryeministrit Kurti që të fliste me të për shqetësimet që kishte kur u ndalua nga zyrtarët policorë.

Active 1

Në video shihet se si protestuesi është zvarritur në rrugë, ndërkohë që nuk dihet se cilat mund të kenë qenë veprimet që mund të kenë çuar në këtë sjellje nga ana e policëve tanë.

“Po mos më lidh se vij vetë,” – dëgjohet derisa bërtet protestuesi në fjalë në videon e mëposhtme.

Ish-punëtorët e Kosova Thëngjill protestojnë tash e shumë kohë që të bëhen pjesë e Korporatës Energjetike të Kosovës./Nacionale/

Weelnes