Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Droga e konfiskuar në Zubin Potok, Prokuroria Speciale ngritë aktakuzë ndaj pesë serbëve e një gorani

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër gjashtë të pandehurve Dragoljub Grujic, Bekim Dzafce, Dragan Todorovic, Krsto Duric, Nenad Nedeljkovic, Lubisav Millutinovic.

Gazeta Sinjali kishte raportuar për operacionin e Njësisë së Antidrogës i zhvilluar në fshatin Kovaçi të Zubin Potokut, i cili ka rezultuar me sekuestrimin e 50 kilogramëve substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe me gjashtë të arrestuar.

Dukato 1

“Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit D.Gj, D.T, N.N, LJ.M, K.Gj dhe B.Gj., gjatë muajit korrik 2022, në fshatin Kovaq, Komuna e Zubin Potokut, në bashkëpunim janë marrë me kultivimin e bimëve narkotike, në një laborator të improvizuar brenda shtëpisë të njërit nga të pandehurit, ku pas një pune intensive hetimore të policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, është arritur deri tek zbulimi i kryerësve të veprës penale të lartcekur, arrestimi i pandehurve, konfiskimi i sasisë narkotike, mjeteve për kultivimin e saj, si dhe pajisjeve ndihmëse.

Me këto veprime të pandehurit D.Gj, D.T, N.N, LJ.M, K.Gj dhe B.Gj., duke vepruar në grup kanë kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, nga neni 272 paragrafi 1 të KPRK- së lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të KPRK-së.

Gjatë këtiij aksioni janë sekuestruar edhe pajisje të ndryshme për mirëmbajtjen e laboratorit, mbi 150 bimë të kanabisit, një veturë, para të gatshme në euro e dinar, telefona, si dhe llaptopë.

Për këtë aksion ka shkruar vetëm ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili që një kohë po luan rolin e zëdhënësit të Policisë, duke njoftuar për aksionet, para se të lëshojë komunikatë Zyra për Media e Policisë.

Active