Premium Store
KOSOVËLAJME

Vazhdon dhuna edhe për 8 mars: Në 24-orëshin e fundit u raportuan edhe raste tjera, plus sulm seksual

Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas. Rrjetet sociale qysh prej orës 00:00 pas mesnate janë pushtuar nga urimet për nënat, gratë e motrat.

E kësi urimesh të veçanta, ku shprehen falenderime e mirënjohje, pothuajse sheh vetëm një herë në vit. Me raste për ndonjë ditëlindje.

Dukato 1

E sot në kryeqytet po marshohet nën thirrjen “Marshojmë s’festojmë për një jetë pa dhunë ndaj vajzave dhe grave”.

Vetëm në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, figurojnë disa raste të dhunës në familje, një sulm seksual, e një kanosje.

Viktima të këtyre rasteve, të gjitha femra.

E sikur fjalët që shkruhen në rrjete sociale do të ishin vepra e jo vetëm fjalë, situata do të ishte ndryshe. Do t’i gëzoheshim secilës ditë të vitit e jo vetëm festave sa për sy e faqe./Nacionale/

Active