Sindikalisti Sefaj: Fekondimi artificial mund të vjen prej serbëve, shqiptarët s’bëhen donator

Ali Sefaj, sindikalist i administratës qendrore, ka reaguar pas debateve për fekondim të asistuar mjekësor, debat që u ndez pas deklaratave të Saranda Bogujevcit.
Sipas tij, sperma mund të vie nga serbët, sepse njerëzit e moralshëm tek shqiptarët donator nuk bëhen.
“Sperma për fekondim artificial, mund të vjen prej serbëve, grekve, maqedonëve dhe malazezëve”, tha Sefaj në një status në Facebook.
Tutje ai tha se mund të jetoni jetën si të doni, por nuk duhet rrezikuar familjet me ligj, e fëmijët me privim nga njohja e babait./Mitropol/








