Aurora Group
KOSOVËLAJME

Incident në Veri: Policia detyrohet të përdor armën e zjarrit, një xhip i rrezikoi duke ikur

Mbrëmjen e sotme rreth orës 19:20 në një pikë kontrolli në fshatin Banje, Policia e Kosovës ka sinjalizuar një automjet i cili po kalonte në një rrugë ilegale në atë zonë, shkruan “Mitropol”.

“Drejtuesi i automjetit posa ka vërejtur zyrtarët policor të cilët e kanë sinjalizuar për ndalim ka rritur shpejtësinë për të ikur nga ndalimi” thuhet në raportin policor.

Active

Si pasojë e atij veprimi është rrezikuar jeta e zyrtarëve policorë, me ç’rast një nga zyrtarët ka përdorur armë zjarri.

Automjeti i dyshuaar është larguar nga vendi i ngjarjes përmes rrugëve ilegale dhe hetimet policore në zbardhjen e rrethanave janë duke vazhduar.

Si vazhdimësi e hetimit njësitë relevante policore kanë ndaluar dy automjete tjera të cilat kanë kaluar në të njëjtin vend, e që dyshohet se mund të ndërlidhen me veturën e dyshuar. Nga dy automjetet të cilat janë ndaluar, 5 persona janë dërguar në stacion policor për intervistim./Mitropol/

Active