Premium Store
02LAJME

Konfiskohen me tonelata mallra të kontrabanduara në Mitrovicën e Veriut

 

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka realizuar një aksion në Mitrovicën e Veriut, me ç’rast ka konfiskuar me tonelata mallra të kontrabanduara, raporton Mitropol.

Tripika

Aksioni i zhvilluar në veri të Mitrovicës duhet theksuar se është bërë në bashkëpunim mes Policisë së Kosovës dhe Njësitit Doganor.

“Gjatë kontrollit, policia ka gjetur sasi të konsiderueshme të mallrave, të cilat nuk kishin asnjë mbulesë dokumentare, të gjitha me origjinë nga Serbia”, thuhet në komunikatën e Doganës.

Në këtë aksion njoftohet se janë gjetur: 1.6 ton miell, një mijë litra birra, një mijë e 500 litra pije të gazuara, 370 litra vaj ushqimor, 500 litra lëngje, 160 mijë copë filtra cigaresh dhe një mijë litra ujë.

Kujtojmë që aksione të tilla të suksesshme të Njësitit Doganor dhe Policisë së Kosovës pati edhe gjatë ditëve të kaluara. /Mitropol/

Premium Store