Premium Store
KOSOVËLAJME

“A nuk ndiheni të mbrojtur nga KFOR?”: Kurti thotë se “nuk frikësohemi, por jemi vigjilentë”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së fundi ka dhënë një intervistë për “Euronews”, ku mes tjerash, ka folur edhe për praninë e trupave të KFOR-it në vendin tonë.

Mes tjerash, gazetari që e intervistoi, e pyeti kryeministrin Kurti si vijon: “A nuk ndiheni të mbrojtur nga KFOR-i, trupat e NATO-s që janë prezente në Kosovë”.

Aurora Group

Kurti ka përmendur këto bazat operative të Serbisë në zonën pranë Kosovës, po ashtu, edhe vizitën e ambasadorit rus në Beograd.

“Janë 48 baza operative përpara të Serbisë në të ashtuquajturën zonë të sigurisë tokësore rreth kufirit të Kosovës, 28 janë ushtarake dhe 20 të përgjithshme, ku kanë rritur gatishmërinë luftarake të njësive të tyre. Dhe ata ftuan gjithashtu ambasadorin rus në Beograd për të inspektuar rigrupimin e trupave me MiG 29 në ajër kur kishim probleme në veryi. Imagjinoni sikur fqinji juaj më i madh (Serbia) të mos e njohë vendin tuaj? Fqinji juaj atëherë nuk distancohet as nga Millosheviqi, as nga Putini. Ata ndajnë 3% të PBB-së së tyre për pajisje ushtarake dhe sigurohen që trupat e tyre rreth kufirit të jenë gati për luftim. Kjo nuk mund të neglizhohet.” – ka thënë ai.

Në fund, Kurti ka ripërsëritur deklaratën e tij se“nuk kemi frikë, por jemi shumë vigjilentë”.

“Sigurisht, Kosova nuk është në NATO. NATO është në Kosovë. Ndihemi të sigurt. Nuk kemi frikë, por jemi shumë vigjilentë.” – tha ai./GazetaNacionale/

Dukato 1