Operacioni “Shigjeta”, Sylejman Selimi – Dalin detaje: Për çka u pyet Rexhep Selimi nga prokurorët e Hagës?

Prokuroria e Speciales ka zbardhur detaje nga intervistimet që ua ka bërë krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që janë të akuzuar në Hagë.
Prokuroria e Hagës ka treguar me data intervistimet e katërshes udhëheqëse të UÇK-së, duke treguar edhe për cilat evente të luftës ata janë pyetur, duke hedhur dritë kështu pak mbi dyshimet e saja për secilin individualisht.
Organi i akuzës, në parashtresën që e ka parë lajmi.net, ka bërë me dije se “10-shin” e UÇK-së, Rexhep Selimi në nëntor të 2019-ës e kishte pyetur për raportet e tij me Sylejman Selimin, Azem Sylën e Jakup Krasniqin.
Selimi gjithashtu bëhet e ditur të jetë pyetur edhe për betejën e Rahovecit, rolin e tij si ministër në Qeverinë e përkohshme dhe çështje tjera.
“Gjatë intervistës së Prokurorisënë nëntor 2019, SELIMI iu përgjigj pyetjeve dhe ofroi dëshmi rreth ngjarjeve gjatë periudhës përkatëse, duke përfshirë, por pa u kufizuar në: (i) anëtarësimin e tij në UÇK;58 (ii) përfshirjen dhe udhëheqjen e tij në Departamentin Operativ të UÇK-së; 59 (iii) marrëdhëniet e tij me, ndër të tjera, Sylejman SELIMI,60 Azem SYLA,61 Jakup KRASNIQI,62 dhe Bislim ZYRAPI, (iv) anëtarësimi dhe detyrat e tij brenda Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, si dhe funksionimi i tij;63 (v) transporti i armëve në Kosovë;64 (vi) menaxhimi i rekrutëve të rinj të UÇK-së;65 (vii) komunikimi ndërmjet Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe pjesëtarëve të UÇK-së;66 (viii) roli i Drenocit si bazë furnizimi;67 (ix ) detyra e tij për ngritjen, strukturimin dhe organizimin e njësive operative;68 (x) ngritjen e zonave operative;69 (xi) Policia Ushtarake e UÇK-së;70 (xii) beteja e Rahovecit;71 (xiii) rolin e tij si ministër i rendit publik në qeverinë e përkohshme;72 (xiv) përcaktimi dhe trajtimi/veprimet ndëshkuese ndaj të ashtuquajturve ‘kolaboracionistë’; 73 (xv) ‘lufta speciale’; 74 dhe (xvi) njohuritë e tij dhe të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së për vendet e paraburgimit”, thuhet ndër të tjera në parashtresën e Prokurorisë./Lajmi.net/








