Kurti në drekë pune me kryediplomatin grek, ia tregon pritjet për takimin me Vuçiqin në Ohër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot është takuar me kryediplomatin e Greqisë, Nikos Dendias në një drekë pune në Prishtinë.
Zyra e Kryeministrit njoftoi se ata “diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe perspektivat për avancimin, themelimin dhe fuqizimin e tyre”.
Në njoftim thuhet po ashtu se Kurti dhe Dendias “folën për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe për propozimin evropian për Marrëveshje Bazë”.
“Me këtë rast kryeministri Kurti e njoftoi ministrin Dendias për takimin e 27 shkurtit në Bruksel dhe pritjet e Kosovës nga takimi i 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut”.








