
KB Trepça sot do ta zhvillojë ndeshjen e parë kampionale të sezonës 2021/2022 të basketbollit kosovar, shkruan Mitropol.
Në këtë ndeshje Trepça do të takohet me Yllin, skuadër kjo të cilën e mposhti në gjysmëfinalen e superkupës së Kosovës javë më parë.
KB Trepça përmes një njoftimi në facebook bëri të ditur që për shkak të masave të vendosura nga IKSHPK, ndeshja do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.
Njoftimi i plotë:
Sipas masave të IKSHPK, ju informojmë se ndeshja kampionale në mes të:
• KB. TREPÇA – KB.Ylli, zhvillohet pa praninë e shikuesve. Deri në një vendim tjetër ju lusim për mirëkuptimin tuaj!







