Dukato 2
KOSOVËLAJME

Kurti takon shefin e OSBE-së në Kosovë, kjo është tema për të cilën kanë diskutuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot është takuar me Shefin e  Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport dhe ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Temë diskutimi ka qenë themelimi i njësisë së përkthimit, harmonizimit dhe kontrollim gjuhësor në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Aurora Group

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Qeveria është e përkushtuar për të marrë një hap të tillë.

“Kryeministri Kurti konfirmoi përkushtimin e Qeverisë ndaj themelimit të njësisë së përkthimit, njësi kjo e re që do të sigurojë kualitetin e përkthimeve në kuadër të Qeverisë, në të gjitha gjuhët zyrtare në Republikën e Kosovës. Përkthimi cilësor ndikon në qasje më të lehtë në drejtësi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Për të gjetur zgjidhjen më të mirë në shërbim të funksionalitetit të zyrës, OSBE ka prodhuar raport që do shqyrtohet nga grupi punues”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

“Lidhur me këtë, Kryeministri ka potencuar që grupi punues i udhëhequr nga Komisioneri për Gjuhë, Slavisa Mladenoviq, duhet të veprojë në bazë të legjislacionit në fuqi për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore, e duke marrë parasysh procesin e riorganizimit të brendshëm të Zyrës së Kryeministrit”, thuhet tutje në njoftim.

Dukato 1