
Veç klubit të basketbollit i cili po korr fitore të mëdha, hiç më keq nuk qëndron as klubi i hendbollit KH Trepça.
Klubi mitrovicas i ka bërë dhuratë një fitore TORCIDËS, me rastin e 39 vjetorit të themelimit, shkruan “Mitropol”.
KH Prishtina u mposht me rezultat 27-35 nga KH Trepça në shtëpinë e tyre.
Klubi mitrovicas ka përforcuar pozitën e dytë në tabelë pas kësaj fitore karshi Prishtinës.
Ndryshe kjo fitore dëshmon karakteritn e fortë të skuadrës, të cilët në ndeshjen e fundit ishin mposhtur nga lideri.
Një qytet, dy ngjyra, një simbol
TREPÇA








