Dukato 2
02SPORT

Enes Mustafa: Me përvojen që kemi gjasat janë reale për kualifikim në Euro 2024

Ish-futbollisti i KF “Trepça” dhe shumë skuadrave tjera shqiptare, Enes Mustafa ka folur për Mitrosport rreth gjasave të Kombëtares së Kosovës në futboll për Euro 2024.

Ai ka thënë se Kosova në këto eliminatore ka gjasa reale për t’i arritur synimet me përvojën që ka.

Active

Sipas tij, Zvicra është favorite kryesore në grup, por gjithsesi kujdes duhet pasur edhe kundër Izraelit dhe Bjellorusisë, sepse këto dy kombëtare kanë përvojë në eliminatore.

Me tej ai ka theksuar se Kosova tashmë ka lojtarë të dëshmuar në liga të forta europiane siç jan kapiteni Rrahmani, Muriqi, Rashica, Paçarada e Muja.

Dy ndeshjet e para të këtyre eliminatoreve kanë rëndësi shumë të madhe për Kosovën me Izraelin dhe Andorën ku nëse arrihen rezlutate të mira do të hapet rruga për Euro 2024.

Active