
Katër ditë më parë Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka kërkuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë që të merren masa rigoroze kundrejt zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, si dhe shtim të aktivitetit të inspektorëve sanitarë në teren.
Peci kishte thënë se çdo qytetar i Republikës së Kosovës gëzon të drejtën ligjore që të mbrohet nga ekspozimi ndaj tymit të duhanit.
Por, këtë kërkesë të Pecit s’po e aplikojnë shumica e lokaleve të Mitrovicës, pasi në shumë nga to duhani vazhdon të konsumohet brenda.
“Qishtu po këqyrin me ba mytë krejt, veç me i mshel lokalet se kërkush s’të rrin mrena pa i lon me pi duhan”, tha njëri nga pronarët e lokaleve për “Mitropol”.
Edhe pse vet vie nga Mitrovica, duket se kërkesat e ministrit Peci nuk janë fort të pëlqyeshme as në qytetin e tij të lindjes.








