Dukato 2
KOSOVËLAJME

Rasti tragjik për familjen Shala: Ky është burri që u gjend i vdekur, afër trupit u gjet edhe një armë

eçar u gjet i shtrirë dhe pa shenja jete në shtëpinë e tij. Ky rast ka tronditur familjen e të ndjerit, sidomos vëllain e tij, i cili kërkoi ndihmën e Policisë, pasi që nga dita e djeshme s’kishte pasur kontakt me viktimën. Lidhur me këtë rast tashmë kanë nisur hetimet.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Qaush Shalën, afër trupit të të cilit u gjet edhe një armë me fishekë, por akoma nuk dihet nëse bëhet fjalë për vetëvrasje apo cilët janë shkaktarët e vdekjes së tij.

Active 1

Posa rasti është raportuar, në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, që e ka konstatuar vdekjen e tij, ndërkohë që Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme, si dhe ka konfiskuar armën.

Sinjali mëson se i ndjeri që një kohë të gjatë ka jetuar i vetëm dhe në vazhdimësi ka qenë në gjendje të rëndë emocionale, pasi ka vuajtur nga depresioni, që dyshohet se mund të lidhet me vdekjen e tij tragjike.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion dhe të nisin hetimet që zbardhin rrethanat në të cilat ka  ndodhur ngjarja.

Active