
Udhëtarët e një avioni që po vinte nga Duseldorfi në Prishtinë patën fat të madh me 24 shkurt të këtij viti. Avioni i tyre për pak sa nuk u ndesh me atë që u nis nga Aeroporti “Adem Jashari” për në Malmo të Suedisë.
Në momentin më kritik avionët e kishin distancën e përplasjes mes vete, vetëm 200 metra.
Ky incident nuk ishte i vetmi i kësaj natyre kohëve të fundit, edhe dy të tjerë ndodhën në periudhë të shkurtë kohore në hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës, e cila menaxhohet nga Agjencia e Shërbimit të Navigimit Ajror.








