Njerëzimi do të kthehet në Hënë pas 50 vitesh, ky është ekipi i parë që niset për të çarë rrugën

Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka emëruar katër astronautët që do ta kthejnë njerëzimin në Hënë, pas një hendeku prej 50 vitesh me misionin “Artemis”. Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe Jeremy Hansen do të fluturojnë rreth trupit hënor në fund të vitit të ardhshëm ose në fillim të 2025.
Sipas BBC, astronautët nuk do të zbresin në Hënë, por misioni i tyre do të hapë rrugën për një ulje nga një ekuipazh pasues. Tre shtetasit amerikanë dhe një kanadez u prezantuan para publikut në një ceremoni në Hjuston, Teksas.








