Dukato 2
02IN MEMORIAMSPORT

Lajm i hidhur: Vdes gazetari i njohur nga Mitrovica, Musa Begu

Sot ka ndërruar jetë një nga mohikanët e fundit të gazetarisë së mirëfilltë të viteve të hershme të Kosovës, mitrovicasi Musa Begu.

Begu ishte një nga gazetarët e shquar kosovarë duke shërbyer në disa gazeta të shtypura në vend me profesionalizëm dhe etikë të lartë të profesionit të shenjtë të gazetarit, shkruan “Mitropol”.

Active

I ndjeri Musa Begu është vlerësuar me shumë çmime në karrierën e tij por më i rëndësishmi mbetet ai “Për Vepër Jetësore” që mori nga Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës.

Familjarët kanë njoftuar për vdekjen e të ndjerit duke bërë të ditur se varrimi do bëhet sot në varrezat e Shipolit në ora 13:00, me namaz të drekës.

Njoftimi i plotë:

Te Allahut jemi dhe te Ai do te kthehemi.

Me pikellim të thellë ju njoftojmë se sot me datë 5.04.2023 nderroje jetë Babai jonë i dashure MUSA (Shaban) BEGU (16.03.1960 – 5.04.2023)

Varrimi bëhet sot me datë 5.04.2023 ne varrezat e Shipolit me Dreke.

Dukato 1