Policia izraelite kryen sulm ndaj muslimanëve në xhaminë “Al Aksa” në Jerusalem

Policia izraelite bastisi Xhaminë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar. Ekipet e policisë raportohet se arrestuan 200 persona dhe plagosën shumë të tjerë, shkruan “Mitropol”.
Pas faljes së namazit të taravisë, një grup palestinezësh u strehuan në xhaminë “Al-Aksa”, pasi kolonët fanatikë hebrenj bënë thirrje për një bastisje në Mesxhid al-Aksa për shkak të festës së shenjtë të Pashkës duke bërë thirrje për prerje të kurbanëve atje.
Grupi i myslimanëve i cili përfshinte gra dhe fëmijë, mbylli dyert e xhamisë për t’u mbrojtur nga sulmet e policisë izraelite.
Policia izraelite hyri në oborrin e Mesxhid al-Aksa dhe largoi me dhunë pastruesit dhe myslimanët dhe mbylli dyert e Aksasë duke përdorur edhe granata zanore dhe plumba gome.
Rreth xhamisë Al Aksa, policia izraelite u ngjit në çatinë e xhamisë, theu disa nga dritaret e saj dhe gjuajti bomba zanore mbi njerëzit brenda.
Disa nga besimtarët në xhami u përpoqën t’i rezistonin policisë izraelite duke hedhur fishekzjarre, transmeton Mitropol. Policia izraelite më pas hyri në xhami dhe ndërhyri me bomba zanore, gaz lotsjellës dhe plumba gome.
Imazhet e policisë izraelite duke rrahur myslimanët, duke përfshirë gra, të cilat u strehuan në xhami, me shkopinj, u shpërndanë në mediat sociale. Pas bastisjes, u raportua se sirenat e sulmit kanë rënë rreth Rripit të Gazës.
Shumë persona raportohet se janë lënduar nga sulmi i policisë izraelite.
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze raportoi se shumë persona u plagosën nga incidenti dhe se ekipet mjekësore u nisën drejt xhamisë Aksa për t’iu ndihmuar të plagosurve. Në deklaratën e saj të dytë, Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze deklaroi se policia izraelite ka penguar ekipet mjekësore të iu ndihmojnë të plagosurve.
Nga xhamitë u bë thirrje për muslimanët që të shkojnë dhe të rrezistojnë në xhaminë “Al Aksa”.
Pasi policia izraelite bastisi xhaminë Al-Aksa, nga disa xhami në Jerusalemin Lindor u bënë thirrje palestinezëve që të shkonin në Aksa. Është raportuar se disa autobusë me besimtarë janë për të falur namazin e sabahut në Aksa në rajonet veriore të Izraelit, ku jetojnë palestinezët, të cilët janë shtetas izraelitë.
Tensionet po përshkallëzohen në Jerusalemin Lindor pasi kolonët fanatikë hebrenj në Jerusalemin Lindor të pushtuar po bëjnë thirrje për një bastisje nga hebrenjtë në Mesxhid al-Aksa për shkak të Pashkës së shenjtë hebreje.











