Nga nesër fillojnë ndeshjet e çerekfinales, veshur gjelbërt e zi bëhet thirrje për përkrahje të Trepçës

Ditën e nesërme do të fillojnë ndeshjet për çerekfinale mes klubeve basketbollistike të Kosovës, shkruan Mitropol.
Ndeshja e parë e çerekfinales do zhvillohet mes KB Trepça dhe KB Bashkimi, nesër në palestrën ‘Minatori’ duke filluar nga ora 20:30.
Kjo është ndër fazat më të rëndësishme të kampionatit andaj edhe qytetarëve të Mitrovicës ju bëhet thirrje për përkrahje të lojtarëve.
Kodi i veshjes kërkohet të jetë gjelbërt e zi, ndërkaq biletat do të dalin në shitje nesër nga ora 12:00 tek Fan Shopi zyrtar i Trepçës./Mitropol/







