Armend Agolli grumbullon humanistët mitrovicas, u shtron iftar të gjithëve bashkë

Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Mitrovicës, Dr. Armend Agolli iftarin e mbrëmshëm e ka ndarë me aktivistët humanitarë të Mitrovicës, shkruan “Mitropol”.
Ai ka falënderuar dhe vlerësuar ata për kontributin e tyre të cilët në vazhdimësi por në veçanti në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit po i mbështesin me ushqim familjet me gjendje të rëndë ekonomike në Mitrovicë.
“Ata disa herë kanë ndihmuar në zgjidhjen e çështjes së banimit, i kanë ndërtuar disa shtëpi…… Djema Zoti ju shperbleftë! ❤️????”, ka shkruar Agolli në statusin e tij.
Agolli edhe vet është një nga personat human të qytetit. “Mitropol” mëson se ai në vazhdimësi duke dëshiruar të mbetet anonim ka ndihmuar shumë raste nevojtare në Mitrovicë.
Në mesin e atyre që doktori u shtroi iftar ishin hoxha Besim Kurti, dhe aktivistët Liridon Kurti, Besnik
Hoti e Olti Ahmeti./Mitropol/







