Active 2
02SPORT

Sporti i Rugbit po vjen edhe në Mitrovicë, për vajza e gra, në veçanti

Sporti i Rugbit shumë shpejt do filloj të luhet edhe në Mitrovicë. Kështu ka bërë të ditur Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Mitrovicë, shkruan “Mitropol”.

Ky është një sport i ri në Kosovë, po jo shumë i ri në botë.

Medi

“Të dashura vajza dhe gra, nëse doni të bashkangjiteni në këtë sport, jeni më se të mirëseardhura, këtë të shtunë prej orës 18:00 në Stadiumin “Xheki”.
Nuk ka lidhje nëse nuk jeni marrë me sport më herët apo jo, mjafton të keni vullnetin dhe dëshirën të provoni she të argëtoheni. Trajnerja Bronwyn Jones do të përkujdeset për ju!”, thuhet në njoftim.

“Mbathini atletet dhe ejani të kënaqeni me sport, pije e ushqim falas. Moshën as mos e mendoni, të gjitha jeni të mirëseardhura!”.

Active 1