“Mitrovica e Vogël”, djemat gurbetqarë të qytetit u mblodhën mbrëmë për iftar bashkë në Finlandë

Shumë të rinj mitrovicas që zgjodhën rrugën e gurbetit janë duke vazhduar jetën e tyre në shtetin e Finlandës, shtet ky që është shndërruar në një ‘Mitrovicë të Vogël’, shkruan “Mitropol”.
Ata ndodhen atje si rrjedhojë e trendit të theksuar të ikjes së fuqisë punëtore në mërgim pasi Kosova, shteti i tyre dështoi t’u dhuronte një jetë më të mirë.
E shumë nga mitrovicasit që ndodhen në Finlandë mbrëmë u bënë bashkë në një iftar.
Në mesin e të pranishmëve ishin edhe ish kapiteni i futbollit mitrovicas, Elvis Osmani, Seid Onbashi, Ymer Xhaferi dhe shumë figura tjera të mirënjohura të qytetit.
E ashtu si e do tradita, pas iftarit mitrovicasit atje kanë përgatitur edhe tavolinën për lojën me gurë, e cila vie si ‘ëmbëlsirë’ pas iftarit.
Shumë kompani që udhëhiqen nga mitrovicasit në Finlandë, u kanë mundësuar bashkëqytetarëve të tyre të pajisen me viza pune dhe ta vazhdojnë jetin në këtë shtet skandinav./Mitropol/







