Hoxha Elvis Naçi tregohet shumë modest, ua shërben iftarin nevojtarëve në Fondacionin Firdeus

Hoxha Elvis Naçi është i njohur në mbarë trojet shqiptare me ligjëratat dhe punët e tij të bëmirësisë karshi personave në nevojë.
Përveç përkujdesjes që shumë personave t’ua mundësojnë shërimin nga sëmundjet e rënda jashtë vendit, Fondacioni Firdeus që drejtohet nga Naçi kujdeset edhe për familjet nevojtare dhe me fëmijë jetimë, shkruan “Mitropol”.
Mbrëmë fondacioni shtroi iftarë për familjet në nevojë. Ishte vet hoxha dhe humanisti i madh, Elvis Naçi ai që shtroi dhe shërbeu iftarin për nevojtarët.
“Nje iftar i kendshem tek mensa sociale e Fondacionit Firdeus me njerez ne nevoje…”., shkroi ai në postimin të cilit ia bashkangjiti edhe fotografitë nga iftari./Mitropol/







