Premium Store
02SPORT

KB Trepça përgatitet për festë, sonte udhëton drejt Prishtinës për ta mposhtur rivalin e përbetuar

Sonte KB “Trepça” niset drejt kryeqytetit për ta mposhtur rivalin e përbetuar gjatë tërë historisë së basketbollit kosovar, KB “Sigal Prishtina”, shkruan “Mitropol”.

El Clasicon e basketbollit kosovar do e shohim sonte me fillim nga ora 20:30 në duelin e parë të play-off-it, mes dy skuadrave që pretendojnë për titullin e kampionit.

Aurora Group

Edhe Trepça por edhe Sigal Prishtina po luftojnë në rikthimin e titullit të kampionit, titull ky të cilin Prishtina e fitoi së fundmi më 2019, e Trepça më 2012.

Edhe pse nuk iu ndanë bileta për Torcidën, Trepça shkon në Prishtinë me zemër plot, si fituese e Kupës së Kosovës për dy vite radhazi, e që këtë vit me trejnerin Gençoglu synon ta kthej titullin e kampionit në Mitrovicë./Mitropol/

Koha