
Sonte KB “Trepça” do përballet me rivalin e përbetuar KB “Sigal Prishtina” në gjysmëfinalen e Play Off-it, në luftë për titullin e kampionit të Kosovës, shkruan “Mitropol”.
Kapiteni i KB Trepçës, Valdrin Haxhiu, në një prononcim për Asistin është shprehur se pret fitore sot në kryeqytet.
Sipas tij Trepça e ka parasyshë forcën e Prishtinës por se është mjaft e përgatitur dhe e motivuar për këtë ndeshje karshi tyre.
“Ne si ekip jemi të kompletuar dhe hyjmë në
gjysmëfinale të motivuar dhe të përgatitur. Ekipi i Prishtinës, po ashtu jemi në dijeni që eshtë ekip i fortë dhe besoj që këto ndeshje do jenë finale para finales.
Ne jemi të mobilizuar, të përgatitur si ekip, duke ditur që ndeshjet tona me Prishtinën gjithmonë janë të zjarrta, do japim maksimumin qe të sigurojmë fitoren dhe në fund të arrijmë objektivin tonë, titullin e kampionit” u shpreh Haxhiu.
Ndryshe kjo ndeshje konsiderohet si “El Clasico” e basketbollit kosovar për shkak të rivalitetit të vjetër që kanë këto dy skuadra.








