Medi
02SPORT

Mitrovicasi Arbnor Muja ia dedikon golin e fitores së Royal Antwerp vëllaut të tij, Ardianit që po shërohet nga lëndimi

Futbollisti mitrovicas, Arbnor Muja i cili është një nga futbollistët më të vlerësuar nga Kosova e që po luan për ekipin Royal Antwerp të Belgjikës e kurorëzoi fitoren e Royal Antwerp karshi Kortrijk me golin e vetëm që shënoi dje, shkruan “Mitropol”.

E pikërisht këtë gol të fitores Muja ia dedikoi vëllaut të tij, Ardian Mujës, kapitenit të Trepça’89 i cili pësoi lëndim në veshkë në ndeshjen karshi KF Drita e për të cilin lëndim iu desh të shtrihej në spital.

Active 1

“Ky gol shkon vetëm për ty, vëllau im”, shkroi Muja.

Ndryshe, të dy vëllezërit mitrovicas janë yje të ndritura e premtuese të futbollit si në Kosovë ashtu edhe në Belgjikë./Mitropol/

Premium Store