Besimtarët myslimanë sot festojnë Natën e Kadrit – Nata kur zbriti Kur’ani

Nata e Kadrit konsiderohet nga myslimanët si nata më e shenjtë e Ramazanit.
Data e saktë e Natës së Kadrit është e paspecifikuar, por besohet se ndodh në një nga 10 ditët e fundit gjatë këtij muaji të shenjtë, shkruan “Mitropol”.
Shumë myslimanë besojnë se është ose nata e ditës së 27-të të Ramazanit, ose një nga netët me numër tek në 10 ditët e fundit.
Meqenëse askush nuk e di saktësisht se cila natë shënon Natën e Kadrit, shumica e myslimanëve respektojnë të gjitha 10 mbrëmjet e fundit të Ramazanit duke bërë lutje shtesë dhe duke lexuar Kur’an, librin e shenjtë të Islamit.
Kjo natë shënon kohën kur Kur’ani iu zbulua për herë të parë Profetit Muhamed. Sipas traditës islamike, profeti shkonte për një muaj çdo vit në shpellën e Hira, e cila ndodhej në një mal jashtë qytetit të Mekës.
Besohet se Engjëlli Xhibrili vizitoi profetin në shpellë një natë dhe e frymëzoi atë të recitonte vargjet e para të Kur’anit që do t’i vinin si fjalë e Zotit.
Qindra mijëra myslimanë në këtë natë drejtohen drejt xhamive për të ndjekur namazin e taravive me xhemat./Mitropol/








