
Will Daniels pas 4 ditësh mbush 37 vite mbi supet e tij. Mirëpo kjo aspak nuk e pengon që të jetë njëri nga lojtarët më të dalluar tek KB Trepça dhe lideri i skuadrës së Trepçës.
Daniels ishte më meritori në fitoren e Trepçës përballë Sigal Prishtinës me 20 pikë e 9 kërcime si dhe një asistim e një top të vjedhur me 70% saktësi duke dhuruar ndeshjen më të kompletuar nga të dyja skuadrat që në të dyja ndeshjet.
Daniels ishte perfekt nga gjuajtjet për 3 pikë e gjuajtjet e lira.
Daniels në ADN e tij e ka fitimin e trofeve. Në vitin 2020 fitoi titullin e Meksikës,derisa në vitin 2017 fitoi titullin e kampionit në Puerto Riko që është liga më cilësore në Amerikën Latine dhe që luajnë shumë ish-yje të NBA e Euroligës.
Daniels fitoi poashtu titullin në Letoni dhe Kupën e Francës që absolutisht është arritja më kulminante me skuadrën e Nanterre me të cilën luajti edhe në Euroleague.
Pikërisht cilësia e eksperienca e Daniels mund të jetë shumë vendimtare në rikthimin e titullit kampionë tek Trepça pas një periudhe shumë të gjatë me Daniels që është i mësuar dhe e din se si duhen fituar trofetë e titulli kampionë dhe çfarë sakrifica duhen në skuadër për të arritur deri tek titulli kampionë me skuadrën e Trepçës që ka skuadrën me më së shumti eksperiencë që përveq Daniels janë edhe : K.Brown,D.Hajrizi e J.Artis që së bashku me Kastratin e Tmusic që janë të dëshmuar në elitën tone me trofe së bashku me energjinë e Gordon e Mala.
Trepça titullin e kampionit e fitoi në vitin 2012 për herë të fundit.








