
Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, beson në fitoren e tij në zgjedhjet e 17 tetorit, shkruan Mitropol.
Hamza ka theksuar se kanë mbetur shumë pak ditë nga fitorja e tij dhe nga kthesa e madhe e ndryshimit për Mitrovicën.
Hamza këtë qëndrim e ka shprehur përmes një postimi në facebook, ku ndër të tjera ka theksuar se të rinjët do të jenë bartësit kryesor të ndryshimit në Mitrovicë.
Postimi i plotë:
Edhe pak javë na ndajnë nga dita e kthesës së madhe. Të rinjtë do të jenë bartësit kryesorë të transformimit të Mitrovicës.
Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen e pakursyer!








