Medi
LAJME

Në fshatin verior Cerajë falet namazi dhe “krisë” tupani e vallja për Bajram e xhaminë e re

Ceraja, një nga fshatrat veriore të Mitrovicës u bë me xhami te re gjatë Ramazanit të këtij viti, shkruan “Mitropol”.

E sot besimtarët e kryen faljen e parë të Fitër Bajramit.

Premium Store

Në namaz morën pjesë banorë të shumtë që tani jetojnë në vende të tjera por që këtë vit u rikthyen në vendlindje për Bajram.

Pas faljes, banorët vazhduan me urimet në mes tyre dhe nën tingujt e tupanit vallëzuan dhe ju gëzuan festës dhe hapjes së xhamisë së re.

Active