
Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës po vazhdon takimet me qytetarët mitrovicas, shkruan Mitropol.
Gjatë ditës së sotme ai ka qëndruar tek lokacioni i njohur si “Kafet Kallabllak”, ku aty edhe ka luajtur një lojë shahu me njërin nga frekuentuesit e këtyre kafeve.
Hamza theksoi se nuk ka harruar të luaj shah, mirëpo se nuk dëshiron ta bëjë publik rezultatin e lojës kundër qytetarit të quajtur Ali.
Hamza shtoi se shahistët sikur në Mitrovicë nuk mund t’i gjesh në krejt Kosovën.
Postimi i Hamzës:
U sfidova nga Aliu me një lojë shahu. Nuk kisha harruar të luaj, por rezultatin nuk po e tregoj.
Shahistë si në Mitrovicë nuk gjeni në Kosovë.👍








