
Disa aktivistë kanë mbajtur protestë në qendër të Mitrovicës kundër ndërtimeve të egra, në mbrojtje të ambientit.
Disa prej parullave ishin “betonoj, prandaj (s)jam”, “Qytet i gjelbër” dhe “mbaje pastër”.
Organizatorë ishin organizata SSD dhe grupi i leximit Myriad, ndërsa janë parë edhe forca të rendit.








