Dukato 2
02SPORT

Gençoglu flet pas largimit nga KB Trepça: Të gjitha pyetjet drejtojani Lindrit Misinit

Trajneri Engin Gençoglu nuk ka dashur të japë më tepër informata për largimin e tij të papritur nga skuadra e Trepçës.

I kontaktuar nga KOHA të mërkurën, Gençoglu ka thënë se të gjitha pyetjet t’i drejtohen nënkryetarit të klubit, Lindrit Misini.

Aquapark 2

“Jo, nuk mund të informoj më shumë. Ju lutem thirreni Lindrit Misinin dhe bëjani të gjitha pyetjet”, ishte përgjigja e shkurtër e Gençoglut.

Largimi i trajnerit nga Turqia ishte i papritur dhe erdhi pak ditë pas humbjes së Trepçës nga skuadra e Pejës (107:79). Po ashtu, kjo situatë te Trepça ngjau një ditë para ndeshjes së tretë që Trepça e luan në Mitrovicë kundër Pejës.

Gençoglu erdhi në krye të Trepçës në janar të këtij viti dhe e udhëhoqi ekipin drejt triumfit në Kupën e Kosovës.

Dukato 1