“Askush mbi Trepçën”, ngjashmëria e deklaratave të kryesise në largimin e Gençoglut dhe Koljevicit

Ishte 23 marsi i vitit 2021 kur KB Trepça kishte lëshuar një komunikatë për largimin e basketbollistit më të mirë që kishte pasur në klub atë sezonë, Ivan Koljeviç.
Sipas zyrtarëve të klubit, Koljeviç, ishte larguar pa paralajmërim dhe pas ofendimeve që ua kishte bërë kryesisë dhe bashkëlojtarëve, shkruan “Mitropol”.
Në fund të komunikatës shkruhej se “Klubi është mbi të gjitha”.
Komunikata e largimit të Koljeviç ishte mbushur me arsyetime, por jo edhe ajo e largimit të kryetrajnerit të suksesshëm Engin Gençoglu.
Largimi i Gençoglut në komunikatën e KB TREPÇA thuhet se ka ardhur me marrëveshje të dyanshme, por përsëri me të njejtën frazë, se Trepça është mbi të gjithë.
Në anën tjetër deklaratat e të dyja palëve duken si thumbuese ndaj njëra tjetrës.
“Pyteni Lindrit Misinin, ai është i autorizuar të flasë për këtë temë, ai duhet të flasë”, tha Gençoglu për “Mitropol”.
E nga ana e kryesise thonë se “Klubi është mbi të gjitha”, ashtu siç ishin deklaruar edhe për Koljeviç.
Se çka u bë mollë sherri mes Gençoglut dhe Misinit, mbetet ende mister. /Mitropol/








