Aurora Group
02SPORT

Gazetari i njohur me fjalë të mëdha për trajnerin e Trepçës: “Veç heqje e kapeles për Ilir Selmanin”

Gazetari dhe prezantuesi i njohur i Klan Kosovës, Kushtrim Reshitaj i cili veç si gazetar njihet edhe si fans i madh e përkrah i klubeve sportive të qytetit të vet, Suharekës, ka përgëzuar Ilir Selmanin për fitoren me fjalë fort të mira, shkruan “Mitropol”.

Edhe pse nga Suhareka, ai nuk heziton të komentojë ngjarje dhe zhvillime tjera sportive në qytete tjera, sidomos në Mitrovicë, qytet për të cilin ai ka vetëm fjalë të mira, sidomos për atmosferën që krijohet në “Minatori”.

Aurora Group

Reshitaj ka lavdëruar trajnerin, Ilir Selmani, për suksesin në një moment krize për klubin, duke thënë se ia heq kapen për punën e tij me Trepçën.

Postimi i plotë:

Me marr drejtimin e skuadrës në një moment të tillë dhe me gjithë presionin e jashtëzakonshëm mbi supe, pas asaj humbje -28, largimi trajnerit, kriza psikologjike etj, e me kthy shpresën tek secili mitrovicas, veç heqje e kapeles për Ilir Selmanin

Weelnes